Agron Shehaj përjashtohet me 30 ditë nga punimet e Kuvendit

Mos i humb

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi këtë të hënë, 22 qershor, vendimin për përjashtimin e liderit “Mundësi”, Agron Shehaj me 30 ditë nga punimet parlamentare. Kurse deputeti Erald Kapri është përjashtuar me 20 ditë.

Shehaj u përjashtua me 30 ditë nga Kuvendi, pasi në seancën e fundit plenare krijoi përplasje dhe tensione në seancë.

Gjatë një interpelance me ministrin e Financave, Petrit Malaj, debati mes tyre agravoi deri në sharje dhe ofendime. Në debat e sipër Shehaj e ofendoi Malajn duke e quajtur “maskara”, “hajdut” e “palaço”.

Lideri i “Partisë Mundësia” u përplas gjithashtu edhe me nënkryetaren e parlamentit, Klodiana Spahiu.

Shehaj dhe deputeti Erald Kapri krijuan tensione edhe gjatë seancës së 18 qershorit.

Gjatë votimit të amnistisë penale Shehaj dhe Kapri krijuan tensione duke u përplasur edhe me kreun e qeverisë, Edi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit