Agron Tanushi pranon vrasjen e kunatës: Ditën e ngjarjes më erdhën disa të rinj në shtëpi dhe…!

Mos i humb

31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë, i arrestuar pak ditë më parë si autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin Tanushi, i cili ka pranuar para togave të zeza krimin, për shkak të konflikteve për çështje pronësie.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit