Ahmetaj i përgjigjet Bashës: U mbyllën vetëm 732 biznese në janar

Mos i humb

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha për numrin e biznesve të mbyllura në janar.

“Shifrat janë shifra”, thotë Ahmetaj dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë çregjistruar në janar vetëm 732 biznese. “Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare”, shkruan Ahmetaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit