Ahmetaj viziton dy sipërmarrjet fason në Njësinë 4 në Tiranë: Ja tre lehtësirat e qeverisë për këto sektorë!

Mos i humb

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka vizituar këtë të enjte dy sipërmarrje fason, në Njësinë numër 4, në kryeqytet.

Në takimin me to, Ahmetaj, siguroi se qeveria do të ofrojë për këtë kategori mbështetje të vazhdueshme për 8 vitet e ardhshme.

Ndër pikat më kryesore që sipas Ahmetaj do të kontribuojë qeveria, janë: amortizimi i përshpejtuar për të ndihmuar rinovimin e teknologjisë. Instrument garancie prej 50 milionë euro, ku buxheti i shtetit merr përsipër kostot e interesit. Dhe marrjen përsipër 100% të kostove të trajnimit për specialistët e nivelit të lartë.

Arben Ahmetaj: Janë respektuar kërkesat tuaja, për ta liruar industrinë nga frika e pandemisë.

Sipërmarrsja: Kjo është premtim i mbajtur, e mirëpresim.

Arben Ahmetaj: Duke filluar nga 2014 industria është mbështetur, ka kaluar për cikël të plotë. Nëse prodhoni me kaq cilësi të mirë për ushtrinë gjermane, mund të prodhoni edhe për NATO-n. Besoj se tradita do të përmirësohet, dikur qe fason, ndërsa tani në shumicën e ndërmarrjeve tuaja gjithçka ndërtohet këtu. Prandaj kemi futur në program trajnimin e grafistëve. Ndërkohë që do e paguajmë ne këtë trajnimin, buxheti i shtetit do të hy për trajnimin e profesionistëve, që bëjnë të mundur këtë. Buxheti i shtetit del garant, në të njëjtën kohë do të kemi amortizimin e përshpejtuar që bën të mundur taksën zero, për të paktën 3-4 vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit