Ahmeti: Çfarë bëjmë ne sot nuk krahasohet me atë çka kanë bërë heronjtë

Mos i humb

 

 

Zyrtarët  e Komunës së Prishtinës pas homazheve tek varrezat e dëshmoreve në Prishtinë kanë nderuar edhe heroin Zahir Pajazitin në Ditën e Dëshmoreve të Prishtinës.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka kujtuar trimërinë e heronjve për lirinë e vendit duke theksuar se ajo çka bëjmë ne nuk është asgjë me atë se çfarë kanë bërë heronjtë tanë.

“Sikurse edhe çdo vit me 18 prill ne komuna e Prishtinës jonë përkujton heronjtë tonë. Tash u bënë gati 20 vite ku përkujtojmë dëshmoret tonë që dhanë më të vlefshmen dhe maksimumin në atë që njerëzit e kanë me të shenjtën jetën. Natyrisht kjo është përkujtim për gjithë neve posaçërisht ne që jemi shërbyes publik pasi që puna jonë është minimale krahasuar me atë që kanë dhënë dëshmoret. Është e rëndësishme si ditë për t’u përkujtuar se pse jemi sot në liri ajo është për shkak se disa dhanë jetën që ne të jetojmë”, ka thënë Ahmeti./Kosova Post/A.Hajdari/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit