Ahmeti ja thotë në sy Haradinajt, do të punojmë për ta rrëzuar qeverinë tuaj!

Mos i humb

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti nuk ka hezituar t’ia thotë troç në sy kryeministrit Ramush Haradinaj se ai dhe partia e tij do të punojnë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ato 12 nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.

Ahmeti derisa sot e pat në “konak” kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn për vizitë në Komunën e Prishtinës, mori lëvdata për punën që po bënë si kryetar nga kreu i ekzekutivit, por përkundër kësaj kreu i Prishtinës që njëherësh edhe kryetar i PDS-së, mori guximin t’ia thotë në sy Haradinajt se nuk është aspak i kënaqur me punën që po bënë qeveria Haradinaj dhe se partia e tij kanë mbledhur 12 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij edhe përkundër pakënaqësive që kanë për punën e ekzekutivit, kjo nuk do të thotë se nuk mund të takohen me kryeministrin.

“I kemi vënë në dispozicion 12 nënshkrime për ta rrëzuar qeverinë. Kryeministri vazhdon të jetë kryeministër i vendit. Deri ta rrëzojmë e kemi kryeministër. Ne do mundohemi për këtë, kurse për çështjet që nuk pajtohemi do kërkojmë që të na tregoj më shumë për dialog dhe proces të liberalizimit për të cilat ne nuk do ndalemi”, tha Ahmeti.

E në anën tjetër kryeministri Haradinaj e thumboj pak kreun e Prishtinës, teksa i kujtoj bashkëpunimin e dikurshëm që kishin si Vetëvendosje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit