Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se është çështje kohe se kur Ligji i gjuhëve do të kalojë edhe leximin e tretë në Kuvend, në versionin siç është miratuar dhe më pas nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov.
Ahmeti bëri të ditur se do të takohet edhe me kreun e VMRO DPMNE-së, me të cilin do të bisedohet për çështje të cilat janë në interes të shtetit, përcjell albinfo.ch.
Po ai tha se nga kreu i opozitës, Hristijan Mickovski, nuk do të kërkojë të tërhiqen 35 mijë amendamentet e propozuara për Ligjin e gjuhëve, me anë të të cilave partia opozitare maqedonase tenton të bllokojë miratimin e tij./Albinfo.ch/


