Anëtarët e GDP-së presin që Shpend Ahmeti t’i bashkohet partisë më të re në Kuvendin e Kosovës.
Të njëjtin mesazh përcjell edhe një tjetër deputete e grupit, Besa Baftiu. Baftiu pranoi se mbizotëron bindja se kryetari i bashkisë së Prishtinës me shumë gjasë do të udhëheqë Grupin e Deputetëve të Pavarur, të shkeputur nga Vetëvendosja.
Deputeti i GDP-së Visar Ymeri, bëri publike një ditë më parë një deklaratë të cilën e quajti pikënisje për mënyrën e themelimit të subjektit të ri. Sipas Ymerit, ajo përmbledh parimet ideore, synimet dhe strategjinë publike për angazhimin politik, ndërsa për emrin e partisë që pritet të ketë drejtim social-demokrat nuk është vendosur ende.
Nga sa pohoi Ymeri, subjekti i ri do të angazhohet për një sistem politik e ekonomik i cili as nuk diskriminon e as privilegjon. Deputetja e Vetëvendosjes ndërkohë, Arbërie Nagavci shprehet se e ka lexuar në linja të përgjithshme “Deklaratën e Parimeve” të të larguarve e thote se parimet e tyre janë të njëjta me ato të lëvizjes së themeluar nga Albin Kurti.
Kjo bën që largimi i tyre ta habisë akoma më shumë. “Nuk e kuptoj përse nuk qëndruan me VV për realizimin e një programi që është i njëjti”, u shpreh ajo.
Top Channel


