Air France njoftoi fillimin e fluturimeve Paris-Dakar që nga 16 Qershori

Mos i humb

Faqja e lajmeve Seneweb raportoi se Ministria e Turizmit dhe Transportit Ajror i dërgoi një paralajmërim zyrtar Zyrës rajonale të Air France përmes Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil dhe Meteorologjisë (ANACIM).

Sipas letrës, Air France njoftoi nisjen e fluturimeve Paris-Dakar pa lejen e Qeverisë së Senegalit.

Senegali pezulloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga vendi deri më 31 maj, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Deri më sot vendi ka raportuar gjithsej 2.189 raste me koronavirus, 842 prej të cilave janë shëruar plotësisht ndërsa 23 kanë vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht Evropa dhe SHBA-të janë rajonet më të goditura.

Pandemia ka marrë më shumë se 302 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, me më shumë se 4.44 milionë raste të konfirmuara, ndërsa shërimet kanë tejkaluar 1.58 milionë, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit