Nuk duket aq e mundur që mijëra përfaqësues nga e gjithë bota të takohen në New York

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, njoftoi se mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat tubojnë liderët botërorë në New York çdo vit, mund të mos mbahen për shkak pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Nuk duket aq e mundur që mijëra përfaqësues nga e gjithë bota të takohen në New York”, tha Guterres në një intervistë për revistën franceze Paris Match.

Duke theksuar se janë duke punuar mbi alternativa të ndryshme të mundësuara nga teknologjia për mbledhjet e këtij viti, të cilat korrespondojnë me përvjetorin e 75-të, Guterres vuri në dukje se vendet anëtare do të vendosin se si do të mbahet Asambleja e Përgjithshme.

Takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, platforma më e madhe e diplomacisë ku marrin pjesë liderët botërorë, mbahet në New York çdo shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit