Përmes një letre dërguar Komisionit Evropian, 155 akademikë dhe hulutmues evropianë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të vendosë embargo gjithëpërfshirëse të armëve ndaj Izraelit dhe të ndalojë anëtarësimin e tij në programet hulumtuese.
Në letrën publike, akademikët dhe hulumtuesit evropianë kanë theksuar se Izraeli shkel haptazi të drejtat e njeriut.
“Përderisa Izraeli e vazhdon këtë, ne i bëjmë thirrje BE-së të zbatojë një embargo gjithëpërfshirëse të armëve ndaj këtij vendi”, thuhet në letër.
Siç theksohet, transferimi i taksave të qytetarëve evropianë për Izraelin nuk përputhet me vlerat e BE-së pasi ai përdor informacionin dhe teknologjinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Informacioni dhe inovacioni duhet përdorur për t’i shërbyer njerëzimit dhe shoqërisë”, potencohet në letrën dërguar BE-së.
Letra po ashtu thekson se Izraeli përdor teknologjinë për të ruajtur sistemin e okupimit dhe aparteidit, duke shtuar se shkeljet kundrejt palestinezëve dhe krimet e luftës janë dokumentuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.