Akar: Armenia po kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar deklaroi se “Armenia po kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nuk respekton as ligjin ndërkombëtar as vlerat njerëzore”. 

Akar iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas ceremonisë lidhur me hapjen e vitit të ri arsimor të akademisë ushtarake të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare në të cilën ai mori pjesë bashkë me kolegë të nivelit komandues të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në pyetjen lidhur me shkeljen e armëpushimit nga Armenia dhe sulmin kundër rajonit Ganja, Akar u përgjigj:

“Kjo nuk është një gjë e re. Armenia gjithmonë tregohet agresive, ajo po kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këtë e kanë bërë si zakon. Qeveria armene po tregohet jashtëzakonisht e pamatur në këtë çështje. Mbështetja e siguruar i ka llastuar jashtëzakonisht. Këta nuk respektojnë as ligjin ndërkombëtar as vlerat njerëzore. Gjithashtu nuk bëhet fjalë as për çështje me pikëpamje morali”, tha Akar duke shtuar:

“Fatkeqësisht sulmuan pa mëshirë Ganjan dhe shumë vendbanime të tjera dhe vazhdojnë sulmet e tyre. Këto sulme nënkuptojnë edhe shkeljen e armëpushimit. Ata vazhdojnë sulmet në mënyrë të paturpshme. Do të vijë një ditë që këta do të japin llogari edhe përpara historisë edhe përpara ligjit ndërkombëtar”.

Ndërsa në pyetjen nëse do të vazhdojë apo jo detyra e mbrojtjes dhe shoqërimit nga elementët e forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) për anijen e “Oruç Reis” që është nisur për punimet e kërkimeve sizmike, ministri Akar tha se:

“Bëhet fjalë për të drejtat dhe interesat tona detare. Ne kemi zonat tona të juridiksionit detar në Egje dhe Mesdhe. Kemi zonat tona të juridiksionit detar që janë regjistruar nga ana e OKB-së. Ne zhvillojmë punime plotësisht shkencore dhe teknike në këto zona. Kjo nuk është kërcënim për askënd. Po kryejnë sulme ndaj punimeve shkencore dhe teknike që ne po zhvillojmë. Por, tregojnë çdo përpjekje për të rritur tensionet. Po përfshihen në një lloj të veprimeve provokative. Urojmë që fqinjët tanë të qëndrojnë larg nga këto.

Ministri Akar më tej shtoi se: “Sigurisht që ne si Forca të Armatosura të Turqisë, si Forca Detare jemi në pozicionin që të mbrojmë dhe shoqërojmë këto punime. Edhe ‘Oruç Reis’ në kuadër të punimeve që ka kryer deri më sot vazhdon aktivitetet e saj në mënyrë të planifikuar dhe të programuar. Punimet tona do të vazhdojnë në përfshirje me këtë plan dhe si Forca Detare ne në kuadër të nevojës do të sigurojmë shoqërimin dhe mbrojtjen për anijet tona në fjalë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit