Akar: Janë goditur nga toka dhe ajri mbi 200 shënjestra të regjimit të Assadit në Idlib

Mos i humb


Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar ka deklaruar se janë goditur nga toka dhe ajri mbi 200 shënjestra të regjimit të Assadit në Idlib të Sirisë pas sulmit ndaj ushtarëve turq (AA).

“Janë neutralizuar 5 helikopterë, 23 tanke, 23 artileri dhe obusë, nga një sistem mbrojtës ajror SA-17 dhe SA-22 si dhe 309 ushtarë të regjimit”.

“Pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet tona janë koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm”, tha ministri Akar.

Akar u shpreh se krahas paralajmërimeve pas sulmeve të para, regjimi sirian vazhdoi sulmet vdekjeprurëse, madje duke synuar edhe ambulancat. Ai gjithashtu tha se pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet turke ishin koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm. “Asnjë grup i armatosur nuk ishte rreth trupave turke gjatë sulmit vdekjeprurës të regjimit të Asadit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit