![]()
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka kritikuar ligjvënësit amerikanë që kaluan dy rezoluta të ndara mbi kërkesat armene për ngjarjet e vitit 1915 dhe operacionin kundër-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë, duke i cilësuar se ai veprim është “kundër frymës së aleancës”.
“Kjo është plotësisht kundër frymës së aleancës, të veprave tona në aleancë (NATO), të operacioneve dhe stërvitjeve tona ushtarake të përbashkëta”, u tha Akar gazetarëve në parlamentin turk në Ankara.
“Unë besoj në amerikanët që mund të mendojnë lirshëm dhe do të dekurajojnë Kongresin të mund të parandalojë atë të përparojë në këtë rrugë të gabuar”, shtoi ai.
Dje, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve votoi për dy rezoluta të ndara në lidhje me Turqinë, votim që mori mbështetje nga një shumicë dypartiake.
Ligjvënësit miratuan rezolutën për të njohur të ashtuquajturin “gjenocid armen”.
Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa morën anën e rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi në të cilën të dy palët pësuan viktima.
Ankaraja në mënyrë të përsëritur ka propozuar krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar çështjen.
Ligjvënësit amerikanë miratuan po ashtu një projekt-ligj që kërkon imponimin e sanksioneve ndaj Turqisë për operacionin e saj “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, i cili u nis më 9 tetor për të pastruar rajonin nga elementet terroriste dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në atdheun e tyre. Operacionin po ashtu garanton integritetin territorial të Sirisë.
– Marrëveshja turko-ruse për Sirinë
Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje. Periudha 150-orëshe përfundoi dje.
Ministri Akar tha se sot delegacionet ushtarake të Turqisë dhe Rusisë mbajtën një takim, i cili përfundoi me marrëveshje pothuajse të plotë. Ai shtoi se punimet “reciproke dhe kontstruktive” midis dy vendeve vazhdojnë.
I pyetur lidhur me patrullimet e përbashkëta turko-ruse të parashikuara në Siri, Akar tha se ato do të fillojnë brenda një apo dy ditëve.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.


