AKR përshëndet marrëveshjen për Demarkacionin, kërkon veprim të shpejt

Mos i humb

Aleanca Kosova e Re, ka përshëndetur pajtimin e arritur midis Kosovës dhe Malit të Zi për nënshkrimin e aneks-marrëveshjes për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit midis dy vendeve.

Reagimi i plotë i AKR-së:

Kjo deklaratë rikonfirmon se marrëdhëniet tona me Malin e Zi mbeten të forta dhe strategjike si më parë.

Aleanca Kosova e Re e mbështet fuqishëm përparimin në lidhje me këtë çështje, dhe fton të dy palët të veprojnë sa më shpejt në implementimin e marrëveshjes në tërësinë e saj, së bashku me aneksin”.

“Që në vizitën e parë si ministër i jashtëm në Podgoricë, Presidenti i AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli, ka punuar fuqishëm për kapërcimin e pengesave në implementimin e Marrëveshjes, në kërkim të zgjidhjeve pajtuese që ofrohen gjatë zbatimit teknik të saj në terren. Kësisoj mbyllet përfundimisht një kapitull diskutimesh, debatesh politike, që megjithë efektet negative, i ka shërbyer politikës sonë të brendshme në maturimin e saj, dhe nuk ka prekur konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira me Republikën e Malit të Zi. Ne ftojmë gjithë partitë tashmë të shohin para drejt procesit të integrimit evropian, që nis me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit