Aksident afër Urës së Gjolës në Fushë-Krujë, ‘Benz-i’ përplaset me kamionçinën, plagosen shoferët

Mos i humb

Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamionçinë afër Urës së Gjolës në Fushë-Krujë.

Mësohet se automjeti me targa AB405BH drejtohej nga Fatjona Hafuzi, kurse kamionçina me targë K097A nga Gëzim Baçi.

Drejtuesit kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit