Aksident ajror në Meksikë, humb jetën guvernatorja dhe bashkëshorti i saj

Mos i humb

Në një aksident ajror jetën e kanë humbur guvernatorja dhe ish guvernatori i shtetit meksikan Pueblo.

Ministri i Sigurisë Publike, Alfonso Durazo tha se helikopteri u rrëzua 10 minuta pasi që u ngrit nga Pueblo dhe së në aksident jetën e kanë humbur guvernatorja Martha Erika Alonso dhe bashkëshorti i saj, ish-guvernatori i Pueblos, senatori Rafael Moreno Valle.

Durazo tha se në këtë fatkeqësi humbën jetën edhe tre persona tjerë, dy pilotë dhe një udhëtar.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit, Maximiliano Cortazar, rikujtoi se guvernatorja 10 ditë më parë dha betimin dhe zyrtarisht mori detyrën dhe shtoi se kërkojnë hetime transparente, të pavarura dhe të paanshme.

Hetime ka paralajmëruar edhe presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador.

Përveç Obrador, ngushëllime shprehën një numër zyrtarësh meksikanë në mesin e të cilëve dhe ish-presidenti i shtetit Enrique Pena Nieto.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit