Aksident hekurudhor në Itali, dy të vdekur

Mos i humb

 

 

 Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar gjatë aksidentit hekurudhor që ka ndodhur mbrëmë vonë në Itali.

Treni i pasagjerëve në relacionin lokal goditi një kamion i cili ishte bllokuar në kalimin hekurudhor në Torino.

Lokomotiva dhe një vagon pas përplasjes dolën nga shinat.

Mediat italiane lajmërojnë se makinisti-drejtuesi ndërroi jetë në vend të ngjarjes, ndërsa së paku një pasagjer ka ndërruar jetë në spital.

Edhe së paku 18 persona tjerë të lënduar janë transferuar në spital.

Në vendin e fatkeqësisë arritën shërbimet kompetente dhe hetimi mbi aksidentin është në vazhdim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit