New York, protestë kundër Donald Trump

Mos i humb

 

 

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, është pritur me protestë në New York, ku kishte ardhur për të marrë pjesë në një eveniment bamirësie.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj presidentit Trump, i cili mori pjesë në aktivitetin e bamirësisë në një hotel në Manhattan të New Yorkut, qytetin e lindjes së Trump, që njëherësh njihet si kështjella e demokratëve.

“Nuk duam person që bën postime rrëqethëse në Twitter, por duam lider”, “Gënjeshtar, vjedhës, gjuetar”, ishin disa nga sloganet e protestuesve, të cilët mbanin pankarta të ndryshme kundër Trump.

Disa rrugë në qytetin e New Yorkut u mbyllën për qarkullim, ndërsa para hotelit ku Trump mori pjesë në aktivitet u parkuan edhe kamionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit