Aksident i rëndë automobilistik në Pejë (Foto)

Mos i humb

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në qytetin e Pejës tek vendi i quajtur “Rrethi i Dulisë”.

Nga fotografitë e dërguar në redaksinë e Klan Kosovës nga një lexues shihet një veturë e përplasur krejtësisht për një objektet skaj rrugës.

Të përfshirë në aksident, sipas dëshmitarëve, kanë qenë tre persona të rinj në moshë.

Në aksident ka pasur edhe të lënduar, por ende nuk raportohet për shkallën e lëndimit dhe numrin e personave të lënduar.

Arsyeja e përplasjes besohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit