Përplasen trenat në Bosnjë, ka të vdekur

Mos i humb

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ndodhi në rajonin Jablanica në jug të Bosnjë e Hercegovinës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy tren mallrash, të cilët u përplasën me njëri-tjetrin.

Policia tha se aksidenti ndodhi në stacionin e trenit në qytetin e Jabllanicës. Mediat boshnjake thonë se një prej trenave ishte bosh, ndërsa tjetri me mallra.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit