Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Prezë

Mos i humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prezë. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin me iniciale A. L për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit