Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në minierën e Qafë Barit, në Fushë Arrëz.
Mësohet se ka humbur jetën në minierë punonjësi 20-vjeçar me inicialet L. Ll. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ndërkaq pak kohë më parë, Eltion Alla, babai i një djali të vogël hyri galeritë e kromit në Bulqizë, për të mos dalë më i gjallë që aty.


