Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, makina përplas një grua

Mos i humb

POGRADEC-Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një  grua që po kalonte nga një krah i rrugës në krahun tjetër.

Me shoferin e mjetit po bëhen veprime të mëtejshme procedurale ndërsa sa i përket të plagosur është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas mjekëve pavarësisht plagëve të marra gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit