Aksident në Elbasan, tri automjete përplasen mes tyre, nisin hetimet

Mos i humb

Tri automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Gazetari i “BalkanWeb” Fatmir Popja, thotë se aksidenti ka ndodhur në Xibrakë.

Dyshohet se shkak për aksidentin  janë  bërë reshjet e dendura, por dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin automjetet. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit