Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në Fushë-Krujë. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 15:15, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin V. Q., 64 vjeç, pasi ka humbur kontrollin është përplasur me bordurën anësore të rrugës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


