Shqipëria u përmbyt që me reshjet e para. Mijëra ha tokë, sera dhe bagëti u zhdukën, por oligarkët që përfituan mbi 75 miliard lekë për mbrojtjen nga lumenjtë, gëzojnë paratë pa i’u futur asnji “gjëmbë nën këmbë”. SPAK të nisë hetimet për të vënë para përgjegjsisë zinxhirin tenderues që nga ministria, marrja në dorzim e punimeve deri tek oligarkët batakçinj
SPAK DUHET TË HETOJË, NËSE JANË NDËRTUAR APO JO ARGJINATURAT, MBASI PROVË E KËSAJ VJEDHJEJE, JANË PËRMBYTJET NË DISA ZONA KËTË FILLIM RRESHJESH, NDËRSA GJURMËT KONKRETE, JANË FAKTI SE FONDET I KA SAJUAR RAMA, TENDERËT I KANË BËRË MINISTRAT, MILIONAT I KANË MARRË OLIGARKËT, NDËRSA DOSJET PËR GJOJA NDËRTIMIN E DIGAVE, I KANË FIRMOSUR DREJTORËT DHE I KANË PRANUAR VETË MINISTRAT SI PUNIME TË KRYERA
Përmbytjet zgjojnë nga gjumi çdo vit qytetarët e alarmuar. Edhe pse ishte paralajmëruar për reshjet e mëdha të shiut, qeveria dhe pushteti lokal nuk morën asnjë masë për mbrojtjen e shtëpive, banorëve, prodhimeve bujqësore dhe bagëtive duke lënë në mëshirë të fatit mbi 150 mijë familje. Kësaj radhe lumi i Vjosës , Seman dhe Osum doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Ta paktën 1000 hektarë tokë bujqësore nga të cilat 25 hektarë sera janë përmbytur gjatë reshjeve të fundit nga dalja e lumenjve nga shtrati në Jug të vendit, tha Ministria e Bujqësisë. Përpos Fieri të ‘pushtuar’ nga uji dhe qyetarëve që iu rrezikua jeta duke i marrë rrjedha e ujit në përpjekte për të shpëtuar ndonjë aset nag shtëpia.
SPAK duhet të hetojë, nëse janë ndërtuar apo jo argjinaturat, mbasi provë e kësaj vjedhjeje, janë përmbytjet në disa zona këtë fillim rreshjesh, ndërsa gjurmët konkrete, janë fakti se fondet e shpenzuara. Po përmendin dy fakte:
– Më 19 tetor 2021, Ministria e Mbrojtjes bëri një tender me vlerë 2.2 milionë Euro, për rehabilitimin e digave të lumenjve në 7 zona të rrezikuara në Shkodër, Lezhë, Berat, Lushnje, Fier, Korçë e Maliq, por në to nuk është bërë asnjë punim deri sot.
– Më 28 nëntor, kur rreshjet e shiut përmbytën shumë zona të banuara buzë lumenjve Osum, Seman, Drin, Bunë, Shkumbin, Fan, Mat e Vjosë, kryeministri Rama dhe ministrat, bënin aheng inaugurimi progandistik te “Rruga Arbërit” me Rrok Gjokën, një nga oligarkët që ka shkatërruar shtretërit e 6 lumenjëve.
Sipas pritshmërisë, rreshjet do vazhdojnë e po kështu përmbytjet do përsëriten si çdo vit, jo se kanë faj rreshjet apo qendrat e banuara në zonat pranë lumenjve; por sepse qeveritarët, bashkë me oligarkët kanë vjedhur fondet e digave penguese, nëpërmjet tenderëve që i bëjnë vetëm në letra, por nuk i zbatojnë projektet në terren, ose i zbatojnë vetëm 10-20% të punimeve.
Sipas regjistrit buxhetor të investimeve lumore që ka Ministria e Financave, rezulton se në vitet 2016-2021, tre ministri që merren me parandalimin e përmbytjeve, kanë bërë 63 milionë Euro tendera për riparimin dhe ndërtimin e digave të lumenjve në 18 zona të Shqipërisë.
Por përveç gjurmëve të digave të shkatërruara e amortizuara të para viteve 2008, nuk ka diga të reja, të financuara me këto 63 milionë Euro; të cilat në dosjet e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Bujqësisë, figurojnë si argjinatura e diga të ndërtuara buzë lumenjëve.
Ndërsa banorët e zonave që përmbyten dhe KLSH, konstatojnë se digat nuk i kanë marrë lumenjtë, por nuk janë ndërtuar fare, ose firmat kanë hedhur disa makina gurë e zhavorr, ndërsa ministra e drejtorë kanë rrëmbyer milionat, duke firmosur kryerje punimesh vetëm në letra.
Absurditet është fakti, se tenderët e digave të lumenjeve, u janë dhënë oligarkëve Pëllumb Salillari, Sadri Abazi, Rrok Gjoka, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Pandi Carapuli, Ndue Kola, Milo Gjikuria, Bashkim Ulaj etj., të cilët janë shkatërruesit e shtretërve të lumenjëve sipas Pamflet.
Vetëm prej marrjes së zhavorrit e rërës në lumenjt Mat, Fan, Vjosë, Seman, Shkumbin e Osum, nga firmat “Salillari Shpk”, firma “A.N.K Shpk” e Ndue Kolës, “Gjikuria Shpk” dhe nga firma “Gjoka shpk” e Rrok Gjokës, janë dëmtuar 5 ura e janë zhdukur 310 hektarë tokë buke të banorëve të zonave, përvec dëmeve nga përmbytjet e çdo dimri.
SPAK duhet të hetojë, nëse janë ndërtuar apo jo argjinaturët dhe digat e financuara me 8 milionë Euro në vitin 2016, me 11 milionë Euro në vitin 2017, me 9 milionë Euro në vitin 2018, me 10 milionë Euro në vitin 2019, me 16 milionë Euro në vitin 2020 dhe me 9 milionë Euro në vitin 2021.Prova e kësaj vjedhjeje janë përmbytjet në zona edhe këtë fillim rreshjesh, ndërsa gjurmët konkrete, janë fakti se fondet i ka miratuar kryeministri, tenderët i kanë bërë ministrat, 63 milionë Euro i kanë marrë oligarkët, ndërsa dosjet për gjoja ndërtimin e digave, i kanë firmosur drejtorët dhe i kanë pranuar vetë ministrat si punime të kryera.


