
Të paktën 21 punëtorë kanë humbur jetën në fatkeqësinë e minierës që ndodhi në orët e pasdites në veriperëndim të Kinës.
Aksidenti ndodhi në minierën e qymyrit Lijiag në krahinën kineze Shaanxi.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se në momentin e shpërthimit në minierë ndodheshin 87 minatorë.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 21 minatorëve të vdekur dhe shpëtuan 66 minatorë.
Kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e incidentit.


