Një minator ka humbur jetën sot në Martanesh si pasojë e një aksidenti në punë, teksa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.
Policia e Bulqizës njoftoi sot se rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia po shoqëron personat përgjegjës për veprime të mëtejshme, dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjej


