Aksident pranë stadiumit “Dinamo”, “Benz-i” përplas këmbësoren

Mos i humb

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë, me pasojë plagosjen e një personi.

Sipas policisë, një këmbësore është përplasur nga një makinë tip “Benz C Clas”, në rrugën “Sulejman Delvina”. Mjeti drejtohej nga shtetasja M. Y., e cila është shoqëruar në komisariat.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit