Meta nxjerr foton me Ramën dhe Ruçin: Cilësia është më e rëndësishme se sasia

Mos i humb

Një ditë pasi u mor në pyetje nga Komisioni i Hetimit për shkarkimin e tij, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit ka ndarë me publikun detaje nga takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa jep mesazhin e qartë se; “Në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia”.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar një foto ku shihet me kryeministrin Edi Rama dhe Ruçin.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit