Aksident trafiku në Indi, dhjetëra të vdekur

Mos i humb

Një autobus i cili po transportonte nxënësit e një shkolle fillore ka rënë në kanalin e ujit në shtetin Karnataka të Indisë, ku si pasojë humbën jetën 25 persona.

Aksidenti ndodhi në orët e pasdites në afërsi të qytetit Mandya, 105 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të shtetit, Bangalore.

Një fëmijë i cili është hedhur nga autobusi që ishte duke u rrokullisur në kanal, ka shpëtuar i gjallë ndërsa ka pësuar disa plagë.

Vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim, ndërkaq ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit