Aksident tragjik në Austri, shoferi shqiptar në gjendje kritike

Mos i humb

Një shqiptar 50-vjeçar, është aksidentuar duke drejtuar kamionin e tij rreth orës 06:40, në drejtim të Linzit në rrugën B124.

Sipas mediave austriake ai është përplasur me një maune duke goditur rimorkion e saj.

Si pasojë, shqiptari 50-vjeçar është plagosur rëndë, megjithatë nuk jepen detaje të tjera në lidhje me shëndetin e tij, shkruan “Regio News”.

Ai menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin e Linzit.

Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, rimorkioja e maunës është dëmtuar pjesërisht. Policia austriake po punon për zbardhjen e aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit