Aksidenti në Korçë/ Policia: I plagosur shoferi i furgonit të Postës, nën kujdes intensiv në spital, tjetri është shoqëruar

Mos i humb

Policia informon se nga aksidenti në Korçë është plagosur shoferi i i furgonit ‘’Volkswagen’’ të Postës Shqiptare.


Zjarrfikësja u detyrua që ta presë furgonin për të nxjerrë jashtë shoferin K.P, 25 vjeç i cili është i vetmi i plagosur nga aksidenti.

Ndërkohë shoferi tjetër i ‘’Benz-it’’, N.S, është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit