Aksidentohet për vdekje polici në Koplik

Mos i humb

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Koplik. Policia e Shkodrës njofton se viktimë ka mbetur Jakup Reka 55 vjeç, i cili ishte oficer policie.

Sipas policise viktima ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe është përplasur nga një mjet që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale E.Z.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit