TIRANE– Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka aksidentuar për vdekje një të moshuar një ditë më parë tek Brryli.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.SH. i cili përplasi për vdekje me motomjeton e tij shtetasin 88-vjeçarinT.B.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– B. Sh., 32 vjeç 32 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin T. B., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.


