Aksione antiterroriste në Marok, kapen 4 pjesëtarë të DEASH-it

Mos i humb

Pjesëtarët e forcave të sigurisë në aksionet e organizuara në disa qytete në Marok, kanë kapur katër persona që ndërlidhen me organizatën terroriste DEASH.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se ekipe për luftë kundër terrorizmit pranë shërbimit inteligjent të Marokut organizuan aksione në Kazablanka, Fes, Kenitri dhe Midaru.

Bëhet e ditur se njëri nga pjesëtarët e DEASH-it më parë është dënuar për shkak të akuzave se është pjestar i organizatës terroriste.

Gjatë operacioneve janë konfiskuar pajisje ushtarake dhe mjete elektronike.

Personat e kapur do t’iu dorëzohen organeve kompetente gjyqësore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit