
Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha mbledh kolegjin e kryetarëve. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se mbledhja zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se në mbledhje marrin pjesë të gjithë kryetarët e PD-së në rrethe.
Në mbledhje diskutohet për hapat e mëtejshëm që do ndjekë opozita. Takimi i kolegjit të kryetarëve zhvillohet për të vendosur organizmin, vendimet e kryesisë, protestat dhe takimet.
Basha nga Kryesia tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.
“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-u shpreh Basha.


