Akuza për trafik droge, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Çela kërkon zbutje të masës së sigurisë: Pse s’mund të mbahem në burg

Mos i humb

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka kërkuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.

Po ashtu ai ka kërkuar nga GJKKO-ja zbutjen e masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në burg.

Sipas ligjit, thotë Çela, ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar. Kujtojmë se Jaeld Çela është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit