Akuzat/ SPAK çon për gjykim 17 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka mbyllur hetimet për 17 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke e çuar për gjykim procedimin penal.

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasit Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj., janë përfshirë në veprime të kundërligjshme, duke premtuar ose dhënë përfitime materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë, por edhe për përfitime materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre, si dhe ndikim të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

SPAK, tregon se është provuar se i pandehuri Admir Burri në bashkëpunim me të pandehurit Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha në disa raste kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësit shtetëror dhe në disa raste kanë ofruar përfitim monetar për të kryer ose mos kryer veprime në lidhje me aplikime/kërkesa të bëra nga shtetas të ndryshëm, për marrjen e shërbimeve të ndryshme kadastrale.

Mësohet se Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj e kanë ushtruar prej kohësh veprimtarinë e tyre të kundraligjshme, duke u përfshirë në disa episode që lidhen kryesisht me ndërmjetësimin e tyre me qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të ASHK-së, sikurse është i pandehuri Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2, për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale dhe pajisjes së tyre me dokumente pronësie, kundrejt ndërveprimit korruptiv.

Njoftimi i SPAK

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 25.01.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116 datë 20.04.2021 në ngarkim të pandehurve:

Panol At-Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë”(gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.

Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Eni Sejdinaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.

Gazmend Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”(dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.

Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.

Neritan Bablusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”(dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.

Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.

Besnik Hyka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Ilir Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”(dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Fjoralb Demiraj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”(dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit