Akuzohej për ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Tiranës pushon çështjen për ‘të fortin’ e ”Myslym Shyrit”

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Gjergj Cukalin i cili u arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.


FIllimisht ishte Prokuroria që pushoi çështjen teksa duket se edhe Gjykata e ka pranuar kërkesën.

Mësohet se avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë bindur Gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së duke provuar se ishte marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin.


Edhe Prokuroria e Tiranës e cilësoi në korrik të këtij viti ADN-në e marrë si provë të papërdorshme.

Gjergj Cukali gjithsesi është një personazh i njohur në Tiranë, i etiketuar si ”i forti’ i Rrugës ”Myslym Shyri” në kryeqytet.

Në 2004 për një konflikt 100 mijë eurosh Cukali ka marrë peng Fatjon Demirlikën teksa mori një dënim prej 10 vitesh burg.


Ai u arrestua sërish në 2012 për armëmbajtje pa leje, kurse në 2016 u zbulua se Cukali ishte furnitor i një grupi të shpërndarjes së drogës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit