Al-Kaeda sulmon një post-bllok ushtarak në Jemen, 12 të vrarë

Mos i humb

Të paktën 12 persona, përfshirë 9 ushtarë të forcave të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u vranë kur terroristët e Al-Kaedës sulmuan një post-bllok ushtarak në provincën jugore Abyan të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i sigurisë i tha AA-së se “12 persona, përfshirë 9 ushtarë të forcave të mbështetura nga EBA, të njohura si Forcat e Rripit të Sigurisë u vranë në një sulm nga militantët e Al-Kaedës në një pikë kontrolli të sigurisë në qytetin Ahwar në rrugën bregdetare”.

Duke kërkuar të mbetet anonim, burimi shtoi se terroristët përdorën bomba dore dhe mitraloza për të sulmuar post-bllokun.

Një burim tjetër mjekësor njoftoi se 3 civilë u vranë gjithashtu në sulm.

Shtabi ushtarak dhe pikat e kontrollit të sigurisë në provincën Abyan janë të ekspozuar ndaj sulmeve të shpeshta, zakonisht i atribuohen Al-Kaedës, e cila është aktive në zonat malore pranë rretheve Ahwar dhe Al-Mahfad, në lindje të qytetit Zinjibar, kryeqyteti i provincës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit