Me 89 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 61.581, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.530 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 673 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.778.645.
Lari theksoi se 3.866 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.521.377.
Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 11.976.428 teste për COVID-19.
Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 9 qytete janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të “kuq”, 31 qytete si zona “portokalli”, 295 qyteza si zona të “verdha” dhe 113 qytete si zona “blu”.


