Alarmet për sulme me bomba, 18 persona të arrestuar në Francë

Mos i humb

Të paktën 18 persona, një pjesë e të cilëve të mitur, janë arrestuar në Francë për një sërë kërcënimesh me bombë.

Sipas autoriteteve, kërcënimet janë bërë me telefon apo me emaile, ndërkohë që po përdoren adresat e IP dhe numrat e telefonit për të identifikuar personat përgjegjës.

Pallati  i Versajës, Muzeu i Luvrit, disa aeroporte dhe spitale janë evakuuar ditët e fundit për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Kërcënimet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në Francë, pasi një mësues u godit për vdekje me thikë nga një person javën e kaluar në një shkollë në qytetin verior të Arras.

Vetëm këtë javë, Pallati i Versajës është evakuuar të paktën katër herë, ndërsa Muzeu i Luvrit u detyrua të evakuonte mijëra vizitorë të shtunën e kaluar.

Të mërkurën, u evakuuan disa aeroporte rajonale, përfshirë atë të Lilles, Nantes, Nice dhe Toulouse ndërsa të enjten alarmi u ngrit në të paktën 11 aeroporte të tjera.

Kujtojmë që Franca ka vendosur gjendjen e lartë të alarmit kundër terrorizmit pas vrasjes së mësuesit javën e kaluar nga një i ri çeçen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit