Albayrak: Themelet e ekonomisë turke janë të forta

Mos i humb

Ministri i Financave dhe Thesarit i Turqisë, Berat Albayrak, i cili po merr pjesë në Forumin e 49-të Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, u takua me drejtuesit e lartë (CEO) të kompanive ndërkombëtare dhe zyrtarë të institucioneve financiare.

Albayrak mori pjesë në sesionin “Pamja e Tregjeve në Zhvillim”, ku iu përgjigj pyetjeve të drejtuara, duke theksuar se ekonomia turke vazhdon të rritet pavarsisht problemeve në rajonin ku ajo ndodhet.

Ministri turk tha se Turqia preket nga problemet e vendeve në rajonin e saj dhe strehon më shumë se katër milionë refugjatë, ndërsa shtoi se vendi i tij është vendi më i qëndrueshëm në rajon.

– “Themelet e ekonomisë tonë janë të forta”

I pyetur rreth deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me ekonominë e Turqisë, Albayrak tha se themelet e ekonomisë turke janë të forta dhe se marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së janë të thelluara edhe në arenën rajonale, edhe atë globale.

Ndër të tjera, ai rikujtoi se Turqia ka kaluar në sistemin presidencial dhe se ka prodhuar zgjidhje duke ndërhyrë në mënyrë të shpejtë ndaj vështirësive të ndodhuar në shtatorin e kaluar.

“Turqia vazhdon në rrugën e saj në mënyrë jashtëzakonisht pozitive. Ekonomia turke ka një ekuilibër të fortë. Bëhet fjalë për një rigjenerim të shpejtë në krahasim me periudhën e verës”, tha Albayrak.

Investitorët ndërkombëtarë që kanë investuar në Turqi gjithmonë kanë fituar dhe do të vazhdojnë të fitojnë, shtoi ministri turk Albayrak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit