Albin Kurti gjatë vizitës në Turqi bën homazhe dhe vendos lule tek varri rilindasit Sami Frashëri (Foto)

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, ndërsa sot vizitoi varrezat në  “Feriköy” në Istanbul me ç’rast vendosi lule në varrin e rilindasit tonë Sami Frasheri.

Kurti i shoqëruar nga delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, bëri nderime dhe vendosi lule pranë varrit të ideatorit të shtetit shqiptar, duke e përkujtuar veprën e tij e cila pati ndikim vendimtar në mendimin politik shqiptar gjatë përpjekjeve për pavarësi e sovranitet.

Sami Frashëri, i njohur në Turqi si Shemsetin Sami, ka influencuar jashtëzakonisht shumë edhe kulturën dhe mendimin politik turk, duke qenë edhe autor i fjalorit turqisht dhe gramatikës së gjuhës turke, si dhe i romanit të parë turqisht.

Mund të thuhet se turkologjia ka filluar me Sami Frashërin. Fjalorin turqisht-turqisht Sami Frashëri është i pari që guxoi ta botojë me titullin turqisht “Kamus-u Turki”.

Sami Frashëri, ose siç e thërresin turqit Shemsedin Sami, është shqiptari që i ka bërë shërbime kolosale dhe rrënjësore gjuhës letrare turke, të cilës i vuri baza shkencore, turkologu më në zë dhe i pari që botoi në turqisht romanin “Dashuria e Talatit me Fitnetin”, Stamboll, 1873.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sot do të adresohet në Universitetin Istabull ku do të mbajë një konferencë me stdudentat shqiptar në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit