Albin Kurti: Prej nesër festa shndërrohet në punë

Mos i humb

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar fitoren e bashkëpartiakëve të tij, Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe Mytaher Haskukës në Prizren, duke thënë se festa e tyre e sotshme nesër shndërrohet në punë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Urime fitorja, qytetarë të komunave të Prishtinës e të Prizrenit! Sot festa është e kuptueshme, sepse e shmangëm një të keqe të madhe në dy komunat më të mëdha të Kosovës.

Prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes, por edhe ndërtim i së mirës. I së mirës me program e sipas ligjit. E mirë që duhet të jetë në shërbim të të gjithëve, edhe në shërbim të votuesve të partive të tjera.

Nga nesër Shpendi në Prishtinë, Mytaheri në Prizren, Qëndroni në Dardanë, do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim feje, etnie e partie, pa dallim prejardhjeje e pasurie.

Në këto tri komuna do të qeverisim gjithnjë me qytetarin në mendje e të cilin përgjithmonë e duam me zemër.

Edhe një herë urime, me shumë dashuri!”, ka shkruar ai. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit