Forcat izraelite plagosin dy palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në një konferencë për shtyp para nisjes për vizitën e tij në Londër, në lidhje me premtimin e SHBA-ve se nuk do t’i japë armë YPG-së tha se “Pritshmëria jonë është që SHBA të përfundojë sa më parë partneritetin e saj me YPG-në dhe të rikthehet tek partnerët dhe aleatët e vërtetë”.

Yildirim, me ftesë të kryeministres britanike, Theresa May, është nisur sot drejt Londrës nga Aeroporti “Sabiha Gokçen” i Stambollit.

“Që në fillim ne i kemi shprehur se nuk është një zgjedhje e drejtë që për luftën kundër organizatës terroriste DEASH të bëheni palë me PYD dhe YPG-në që janë pjesë e PKK-së. Aleati dhe miku ynë SHBA çdo herë na është shprehur se kjo nuk ishte një preferencë, por një detyrim. Tashmë që është pastruar edhe DEASH-i nuk ka më një detyrim të tillë. Pritshmëria jonë është që SHBA të përfundojë sa më parë partneritetin e saj me YPG-në dhe të rikthehet tek partnerët dhe aleatët e saj të vërtetë”, ka theksuar kryeministri Yildirim.

Në lidhje me vizitën e tij në Londër, Yildirim, ka deklaruar se gjatë takimeve do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm për të rritur më tej marrëdhëniet dypalëshe, për marrëdhëniet tregtare kryesisht pas procesit Brexit si dhe për çështjet rajonale, kryesisht për Sirinë dhe Irakun.

Në vizitën e tij në Britani, Yildirim është i shoqëruar nga ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri për Çështjet e Bashkimit Euvropian dhe Kryenegociatori, Ömer Çelik, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, zëvendëskryetari i AK Partisë, Mehmet Mehdi Eker dhe zv/kryetar i Grupit Parlamentar të AK Partisë, Mustafa Elitas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit