Albin Kurti voton në njësinë numër 5 në Tiranë: Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në njësinë numër 5 në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se moti është i mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje.

“Sot është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur. E diel me diell.

Moti është i mirë. Kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e kam pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kurti ka tre kandidatë të pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Kreshnik Mergjani, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu, përkatësisht në Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit