Aleanca me BESË i kërkon “mejdan” BDI-së në Strugë, Çair e Tetovë më 12 nëntor

Mos i humb

Mbrëmë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u dorëzuan 86 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Çairit. “Vetë ky numër flet se për çfarë procesi zgjedhor jokorrekt mund të flasim në këtë komunë. Ashtu siç deklaruan edhe zyrtarët e OSBE-ODIHR-it, që nga shkelja flagrante që bëri Kryeministri i vendit, duke nëpërkëmbur vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë në komunat shqiptare, por edhe abuzimin që bëri ministri i Punëve të Brendshme, duke i përdorur zyrtarët policorë në favor të kandidatëve të LSDM-BDI-së në Çair dhe gjithandej në komunat ku garonin ata, gjithkund u pa se këtu nuk kemi pasur zgjedhje, por vetëm vjedhje”, deklaroi Emad Mehmeti, nga Lëvizja BESA.

Pak më vonë, në KSHZ janë dorëzuar edhe 10 ankesa shtesë nga Aleanca me BESË për parregullsi të shumta që ka patur në Komunën e Tetovës.

Më herët animime në KSHZ ka paralajmëruar edhe ekipi i Zijadin Selës për shkak të parregullsive në Strugë. Nëse pranohen këto ankesa, atëherë më 12 nëntor do të ketë zgjedhje të reja në këto tri komuna./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit